Dimër në pranverë, dëborë dhe ftohtë në Francë - Bota Sot
Dimër në pranverë, dëborë dhe ftohtë në Francë

Evropë

Dimër në pranverë, dëborë dhe ftohtë në Francë

Më: 6 maj 2019 Në ora: 12:43
Foto

Pjesë të rivierës franceze janë shndërruar në një resort skish gjatë fundjavës ndërsa moti i ftohtë ka sjellë borë dhe akull në Cote d’azur.

Pasi u ngroh nën diell për pashkë, slitat dhe pastrueset e borës u panë sërish në rrugët e Antibeve.

Historia ka qenë pak a shumë e ngjashme në të gjithë Francën, me borë dhe erëra të ftohta e të forta që kapnin shpejtësinë e 130 km në luginën e ronit.

Shërbimi francez i motit ka lëshuar një paralajmërim për kushte të rrezikshme të rrugëve. Vetë Parisi, ka regjistruar temperaturat më të ftohta të tij për muajin maj në 22 vite.

Ndërsa era e fortë ka krijuar kushte të papërshtatshme për të gjithë ata që udhëtonin me tragete nga dhe për në Marsejë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat