May e konsideron shokues arrestimin e punëtores së Këshillit Britanik në Iran - Bota Sot
May e konsideron shokues arrestimin e punëtores së Këshillit Britanik në Iran

Evropë

May e konsideron shokues arrestimin e punëtores së Këshillit Britanik në Iran

Më: 15 maj 2019 Në ora: 17:58
Kryeministrja britanike, Theresa May

Kryeministrja britanike, Theresa May ka thënë se ajo është “thellësisht e shqetësuar” për burgosjen e një punëtoreje të Këshillit Britanik në Iran, nën akuzat për spiunim.

“Kjo është absolutisht shokuese”, ka thënë May para parlamentit më 15 maj, duke thënë se gruaja ka qenë duke punuar për një organizatë legjitime që synon të promovojë marrëdhënie më të mira në mes të të dyja shteteve.

Autoritetet e gjyqësorit në Iran kanë njoftuar më 13 maj se një grua e paidentifikuar iraniane, që ka punuar në Këshillin Britanik, është akuzuar për spiunim dhe është dënuar me 10 vjet burgim.

Këshilli Britanik më vonë ka thënë se “ka mundësi” që gruaja e përmendur të jetë, Aras Amiri, që është arrestuar në mars të vitit 2018, derisa ka qenë duke vizituar gjyshen e saj në vendlindje.

May iu ka thënë ligjëvënësve se Sekretari i Jashtëm britanik, Jeremy Hunt, “do të merret me këtë çështje”.

Më 2009, Irani nga mbyllur zyret e Këshillit Britanik në Teheran.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...