The Times: Kryeministrja May jep nesër dorëheqje - Bota Sot
The Times: Kryeministrja May jep nesër dorëheqje

Evropë

The Times: Kryeministrja May jep nesër dorëheqje

Më: 23 maj 2019 Në ora: 12:59
Theresa May

Kryeministrja britanike Theresa May do të japë nesër dorëheqje, pas kryengritjes së kabinetit rreth planit të saj për Brexit, sipas mediumit britanik ‘The Times’ i cili thirret në burime.

May të martën ka paraqitur një sërë zgjidhjesh kompromisi për Brexit, në mes të cilëve janë mundësitë e referendumit të dytë dhe mbetja e përkohshme e vendit në unionin doganor me Bashkimin Evropian,

Nga Qeveria britanike dje është larguar ministrja e ngarkuar për marrëdhënie me parlamentin Andrea Leadsom, e cila ka deklaruar se jep dorëheqje sepse “më nuk beson” se qeveria do ta zbatojë Brexitin ashtu si kanë vendosur britanikët në referendum në qershor të vitit 2016.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...