Shkon në 122 numri i deputetëve, por Parlamento është ende i cunguar - Bota Sot
Shkon në 122 numri i deputetëve, por Parlamento është ende i cunguar

Evropë

Shkon në 122 numri i deputetëve, por Parlamento është ende i cunguar

Më: 24 maj 2019 Në ora: 06:11
Ilustrim

Numri i deputetëve në Parlamentin shqiptar ka rritur në 122, pas dorëheqjes masive të deputetëve të opozitës së bashkuar dhe hyrjes graduale të deputetëve të rinj nga listat rezervë të PD dhe LSI.

Edhe mazhoranca ka bërë ndryshime në listën e deputetëve pasi disa deputetë që u larguan për të kandiduar në zgjedhjet lokale u zëvendësun me të rinj.

Në seancën parlamentare të së enjtes u betuan Ervis Meçon nga lista e PD dhe Artemis Dralo nga lista e PS.

Sipas kushtetutës parlamenti shqiptar ka 140 deputetë dhe për plotësimin e tyre do të duhen 18 deputetë nga listat e opozitës së bashkuar.

Por tensionet politike gjithnjë në rritje duket se po e ulin ritmin e hyrjes së deputetëve të rinj.

Palët akuzojnë njëra-tjetrën se po u bëjnë presion kandidatëve sipas interesave. Opozita e cila kundërshton mënyrën se si kryeministri Rama po drejton vendi, kërkon në mënyrë ultimative dorëheqjen e tij, krijimin e një qeverie tranzitore dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme.

Rama e ka kundërshtuar dhe i ka bërë thirrje opozitës të ballafaqohet në zgjedhjet lokale të 30 qershorit.

Tensioni rritet dita ditës, ndërsa vendi po pret me ankth edhe vendimin e BE për çeljen ose jo të bisedimeve të anëtarësimit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...