Tha vetëm tri fjalë pa bërë asgjë – Policia suedeze e qëllojnë me armë menjëherë - Bota Sot
Tha vetëm tri fjalë pa bërë asgjë – Policia suedeze e qëllojnë me armë menjëherë

Evropë

Tha vetëm tri fjalë pa bërë asgjë – Policia suedeze e qëllojnë me armë menjëherë

Më: 11 qershor 2019 Në ora: 13:10

Policia e Suedisë ka qëlluar me armë një njeri, i cili deklaronte se kishte një bombë e se donte ta shpërthente atë në stacionin e trenit. Forcat policore e qëlluan të dyshuarin në të dyja këmbët, duke e plagosur.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Malmos, në jug të Suedisë. Burri ishte dëgjuar duke bërtitur “Unë kam një bombë”. Uniformat blu thanë se pasi kanë bërë bastisjen e stacionit të trenit, nuk kanë vërejtur asnjë bombë e se alarmi ishte fals.

Forcat e policisë kishin shkuar në vendngjarje, duke menduar se kishin të bënin me sulm politik. Mirëpo, diçka e tillë nuk ka rezultuar e vërtetë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...