24 vjet pas, kujtojmë ngjarjen më të trishtë të Evropës

Evropë

24 vjet pas, kujtojmë ngjarjen më të trishtë të Evropës

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 10:00
Srebenicë

Njëzetekatër vjet më parë ndodhi ajo që njihet si ngjarja më e trishtë në historinë e re të botës në tokën evropiane.

Kur shohim këtë simbol, kujtojmë masakrën dhe dhimbjen e madhe të atyre grave që ende qajnë mbi varret e më të dashurve të tyre

Është kjo masakra e Srebenicës, në të cilën u vranë në mënyrën më çnjerëzore mbi 8000 burra dhe djem myslimanë me urdhrin e udhëheqësit  të asaj kohe, Radovan Karadziç në Bosnjë.

Disa muaj para përfundimit të luftës së Bosnjës, forcat serbe të Bosnjës nën gjeneralin Ratko Mlladiq morën nën kontroll strehimoren e sigurt të Kombeve të Bashkuara në lindje të Srebrenicës, i ndanë burrat dhe djemtë prej grave, dhe i çuan ata në fushat e vrasjeve, ku ishin qëlluar prapa kokës me duart e lidhura pas shpinës.

Sot, ende disa nga këto gra vazhdojnë t’i kërkojnë mbetjet e trupave të djemve dhe burrave të tyre.

Për këtë masakër, bota vazhdon të përjetojë dhimbjen dhe trishtimin e njëjte.

Data 11 korrik përkujtohet çdo vit që nga liderë botërorë e deri të qytetarë të cilët e njohin këtë histori të përmasave të gjenocidit.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat