BE ngrin bashkëpunimin me Turqinë për shkak të shpimit të paligjshëm nën det

Evropë

BE ngrin bashkëpunimin me Turqinë për shkak të shpimit të paligjshëm nën det

Më: 11 korrik 2019 Në ora: 14:23
Foto ilustrim

BE do të pezullojë bisedimet e nivelit të lartë me Ankaranë për disa kohë për shkak të shpimit "të paligjshëm" të shtratit të detit në kërkim të gazit dhe naftës jashtë brigjeve të Qipros.

Ajo gjithashtu do të pezullojë negociatat mbi një marrëveshje të trafikut ajror, dhe fondet e akorduara për Turqinë për vitin e ardhshëm gjithashtu do të ngrihen.

Kështu thuhet në një projekt-deklaratë në të cilën Reuters kishte qasje dhe shtoi se versioni përfundimtar i cili mund të ndryshohet ndërkohë, do të diskutohet sot nga të dërguarit e shteteve anëtare të BE-së në një takim në Bruksel me qëllim që njoftimi të bëhet të hënën kur takohen ministrat e jashtëm të bllokut evropian.

"Duke marrë parasysh aktivitetet e vazhdueshme dhe të reja të shpimit të paligjshëm të Turqisë, BE do të pezullojë negociatat mbi Marrëveshjen e Përgjithshme të Transportit Ajror dhe pajtohet të mos mbajë takime të nivelit të lartë të dialogut deri në njoftimin e mëtejshëm", thuhet në deklaratë.

Më tej, thuhet se "Këshilli mbështet propozimin e Komisionit Evropian për të reduktuar ndihmën e para-pranimit për Turqinë për 2020 dhe i bën thirrje Bankës Evropiane të Investimeve të rishqyrtojë huadhënien ndaj Turqisë, kryesisht në lidhje me huamarrjen nga shteti turk i tregut të letrave me vlerë".

Gjithashtu thuhet se BE do të jetë gati për të vendosur masa edhe më kufizuese nëse Turqia vazhdon shpimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat