Sistemi satelitor i navigacionit të Bashkimit Evropian “Galileo” ka pësuar defekt.
Agjencia Evropiane e Sistemeve Satelitore të Navigacionit Global me seli në Pragë, njoftoi se “Galileo” i cili shërben si GPS-i i BE-së ka dalë jashtë funksionimit për arsye teknike.
Në njoftim bëhet e ditur se 24 nga gjithsej 26 satelitë të “Galileo”-s, janë jashtë funksionimit që nga 11 korriku.
“Galileo” ka kushtuar rreth 10 miliardë dollarë dhe nisi aktivitetin në vitin 2016.
Sateliti i parë i “Galileo”-s është hedhur në orbitë në vitin 2005.