Rrokullisja drejt vdekjes, 17 të vdekur dhe 50 të plagosur - Bota Sot
Rrokullisja drejt vdekjes, 17 të vdekur dhe 50 të plagosur

Evropë

Rrokullisja drejt vdekjes, 17 të vdekur dhe 50 të plagosur

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:35
Pamje nga aksidenti

Një aksident me pasojë vdekjen e të paktën 17 personave dhe plagosjen e 50 të tjerëve ka ndodhur mesditën e së enjtes në provincën Van të Turqisë.

Sipas agjenicsë së lajmeve “DHA”, shoferi i një minibusi të tejmbushur me emigrantë që ishin futur ilegalisht në Turqi, humbi kontrollin e mjetit dhe u rrokullis në humnerë për rreth 35 metra.

Shumë prej emigrantëve dolën nga dritaret, ndërsa vendngjarja u kthye në një skenë masakre me njerëz që kishin humbur jetën e shumë të tjerë që kërkonin ndihmë.  

Autoritetet konstatuan se mes 17 viktimave kishte shumë gra e fëmijë. Ndërsa të plagosurit u dërguan me shpejtësi në spitalet më të afërta. Ende nuk dihet kombësia e viktimave.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...