Guri shkëputet nga 15 m lartësi, gruaja dëshmon skenën e rëndë - Bota Sot
Guri shkëputet nga 15 m lartësi, gruaja dëshmon skenën e rëndë

Evropë

Guri shkëputet nga 15 m lartësi, gruaja dëshmon skenën e rëndë

Më: 19 korrik 2019 Në ora: 00:36
Viktima është një burrë në të 50-at, nga Hampshire, Britani

Një pushues humbi tragjikisht jetën pasi një gur 1.5 ton u shkëput nga shkëmbi dhe ra mbi të. Viktima është një burrë në të 50-at, nga Hampshire, Britani.

Ai ndodhej sëbashku me bashkëshorten e tij në plazhin e Sandymouth në Bude të Cornwall, kur ndodhi ngjarja tragjike.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, momenti kur guri ra mbi 50-vjeçarin, u dëshmua nga bashkëshortja e tij.

Image

Për të rikuperuar trupin e tij u zhvillua një operacion që zgjati 28 orë. Kjo për shkak të vështirësive teknike pas rënies së gurit. Forcat e zjarrfikëses thanë se trupi kishte mbetur poshtë copave të shumta të gurëve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...