British Airways/ Një defekt lë avionët në tokë

Evropë

British Airways/ Një defekt lë avionët në tokë

Më: 8 gusht 2019 Në ora: 08:27
British Airways

British Airways ka anuluar më shumë se 100 fluturime dhe ka shtyrë me dhjetëra të tjerë të mërkurën pas një problemi të rëndë në sistem. Një problem me kompjuterat, më i fundit në një seri ndërlikimesh të ngjashme në këtë kompani, ka shkaktuar kaos në sportelet e check-init dhe ka lënë në tokë stafin, pa mundur të ngrenë avionët në fluturim.

Fluturimet e distancave të shkurtra drejt dhe nga bazat e kompanisë në aeroportin Heathrou dhe atë Gatwik, ishin më të prekurit ndërsa fluturimet në distanca të gjata u vonuan me orë të tëra.

“Ne po përjetojmë disa probleme në sistem që kanë prekur edhe oraret e avionëve”, tha kompania, duke i kërkuar klientëve ti japin pak kohë aeroportit.

Shumë pasagjerë ishin ngjitur nëpër avionë dhe prisnin të nisnin udhëtimin kur u shfaqën problemet të mërkurën. Dhjetëra e mijëra klientë u prekën kur kompania pati një problem të rëndë në sistem që zgjati për disa ditë, në 2017.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat