Protesta në Pragë, mbi 5 mijë qytetarë kundër qeverisë dhe presidentit Zeman - Bota Sot
Protesta në Pragë, mbi 5 mijë qytetarë kundër qeverisë dhe presidentit Zeman

Evropë

Protesta në Pragë, mbi 5 mijë qytetarë kundër qeverisë dhe presidentit Zeman

Nga: Ardian Sokoli Më: 24 gusht 2019 Në ora: 21:34
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një tjetër protest kundër qeverisë dhe presidentit Milosh Zeman ndodhi më 21 gusht në Pragë. Demonstrata e madhe kundër arrogancës të pushtetit ishte organizuar nga OJQ-ja “Miliona momente për demokracinë“. Ngjarja është mbajtur për të përkujtuar përvjetorin e pushtimit sovjetik të Çekosllovakisë. Në demonstratë kanë dalë banorë nga i gjithë vendi. Shqiptarët që jetojnë në Pragë marrin pjesë rregullisht në aktivitetet e kësaj organizate.

Qytetarët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Andrej Babish. Sipas protestuesve kryeministri Babish është në konflikt interesi, sepse është pronari i konglomeratit “Agrofert“, i cili merr fonde evropiane dhe çeke. Përveç kësaj, eksiston një dyshim se ai në të kaluarën ishte një agjent i policisë komuniste çekosllovake, e cila ishte nën kontrollin e drejtpërdrejtë të Moskës.

Demonstrata filloi në Sheshin Wenceslas dhe pastaj protestuesit marshuan më këmbë drejt Kalasë së Pragës, që është selia e presidentit të Çekisë. Qytetarët kritikojnë presidentin se është i rrethuar nga shumë njerëz me lidhje me Rusinë. Njëri prej tyre është këshilltari i tij Martin Novotny. Në vitet 90 Nejedly punoi në Rusi dhe në vitin 2007 ai themeloi në Çeki një kompani energjetike, nga e cila 60 për qind është në pronësi të gjigantit rus të naftës “Lukoil“. Në fund të vitit të kaluar Zeman e vuri në dyshim raportin vjetor të BIS-it (Shërbimi i Inteligjencës i Çekisë), i cili konstatoi se Moska dhe Pekini i kanë intensifikuar operacionet e tyre të spiunimit në Republikën Çeke.

Ndonëse qeveria çeke e ka njohur pavarësinë e Kosovës tashmë në vitin 2008, presidenti Zeman refuzon të emërojë një ambasador çek në Prishtinë. Madje edhe e konsideron “gabim“ votën çeke për bombardimin e Jugosllavisë më 1999. Shqiptarët e Pragës ndjekin nga afër situatën politike në Çeki dhe duan të bëjnë gjithçka në fuqinë e tyre për t'u ndihmuar qytetarëve të arrijnë demokracinë e vërtetë.

Image
Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...