Der Leyen sot do të shpallë përbërjen e Komisionit Evropian

Evropë

Der Leyen sot do të shpallë përbërjen e Komisionit Evropian

Më: 10 shtator 2019 Në ora: 10:31
Ursula von der Leyen

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen,  në nëntor do të marr detyrën që të kompletojë ekipin e saj.

Në listën e saj deri tani është bërë balansi që nuk kishte ekzistuar asnjëherë ndërmjet meshkujve dhe femrave në Komisionin Evropian. Kështu nga 27 kandidatë për eurokomesarë, 14 janë burra, ndërsa 13 janë femra. Në listë është edhe ish-kryeministri italian Paolo Xhantiloni.

Austria e ka deleguar eurokomesarin e tanishëm për zgjerim, Johanes Han, i cili është në listën e shefes së re të Komisionit Evropian, mirëpo për momentin dihet vetëm se kush çfarë do të zëvendësojë shefen e tanishme të diplomacisë, Federika Mogerini, e ai do të jetë spanjolli Josef Borell.

Britani po ashtu ka vendosur për kandidat të sajin për anëtarë të komisionit. Sot Von Der Leyen në pres konferencë do të prezantojë ekipin e ri të KE-së, mirëpo ekipi i saj fillimisht do të duhet të marrë pëlqimin e Parlamentit Evropian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat