Zjarr në ishullin e famshëm, evakuohen nga hoteli 120 turistë - Bota Sot
Zjarr në ishullin e famshëm, evakuohen nga hoteli 120 turistë

Evropë

Zjarr në ishullin e famshëm, evakuohen nga hoteli 120 turistë

Më: 15 shtator 2019 Në ora: 18:52
Foto

Rreth 120 turistë janë evakuuar nga një hotel në ishullin Zakynthos në Greqi, si pasojë e një zjarri të madh.

Turistët e evakuuar u dërguan me autobus në një hotel tjetër, në vendpushimin e afërt të Kalamaki.

Po ashtu autoritetet kanë evakuuar edhe disa shtëpi në fshatin Keri, në pjesën jugore të ishullit.  Ndërkohë, ka shumë banorë kryesisht të moshuar, të cilët refuzojnë të largohen nga shtëpitë e tyre.

Policia ka bllokuar hyrjen në dy fshatra dhe po informon banorët për evakuimin e shtëpive të tyre.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...