Turqia arreston 5 gjermanë për terrorizëm

Evropë

Turqia arreston 5 gjermanë për terrorizëm

Më: 5 tetor 2019 Në ora: 17:51
Ilustrim

Policia turke ka arrestuar 5 shtetas gjermanë me akuzën e terrorizmit. Turqia beson se të arrestuarit kishin lidhje me milicitë kurde.

"Të arrestuarit akuzohen për përhapje të propagandës dhe për përfshirje në një organizatë të paligjshme, jo të emëruar, por ka të ngjarë të jetë Partia e Punëtorëve të Kurdistanit (PKK)" njoftojnë mediat.

Pesë të arrestuarit po mbahen në Ankara.

Duke komentuar arrestimet, Ministri i Jashtëm gjerman tha se ishte në dijeni të rasteve dhe shtoi se Ambasada në Ankara po jepte ndihmë konsullore.

Ministria e Brendshme gjermane ka mohuar akuzat se informacioni që çoi në arrestimin e pesë gjermanëve ju dha autoriteteve turke gjatë vizitës së ministrit të Brendshëm gjerman Horst Zehofer në Ankara këtë javë.

Sidoqoftë, një zëdhënës i ministrisë nuk përjashtoi që një informacion i tillë të jetë shkëmbyer "në kontekstin e bashkëpunimit rutinë midis shërbimeve tona të sigurisë"./oranews

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat