Pence mbërrin në Ankara pasi Trump e quajti budalla Edoganin - shikoni fytyrat e bashkëbiseduesve

Evropë

Pence mbërrin në Ankara pasi Trump e quajti budalla Edoganin - shikoni fytyrat e bashkëbiseduesve

Më: 17 tetor 2019 Në ora: 16:07
Pence dhe Erdogan

Vendimi i Donald Trump për tërheqjen e rreth 1000 trupave nga Siria, i ka hapur rrugë presidentit të Turqisë, Recep Taip Erdogan, që të fillojë ofensivën ushtarake kundër kurdëve në Siri.

Lidhur me këtë sitautë Trump i kishte shkruar më 9 tetor të këtij muaji një letër presidentit të Turqisë, në të cilën i kishte thënë që të “mos bëhej budalla dhe i kishte thënë se nuk dëshiron që të bëhet shkak që të “shkatërrojë ekonominë e Turqisë”.

Megjithatë sipas burimeve brenda presidencës turke thuhet se Erdoganit nuk i ka bërë fare përshtypje letra e Trump, dhe të njëjtën e ka injoruar duke e hedhur në kosh të plehrave.

E pas këtyre zhvillimeve dramatike sa i përket raporteve amerikano-turke, në Ankara për bisedime ka mbërritur zëvendësi i Trumpit, Mike Pence, së bashku me tre aeroplanë shtetërorë amerikanë.

Ndërkohë në pamjet e para të takimit me Erdogan shihen fytyrat e ngrysura të të dyve. Pritet të shihet nëse Erodgan do të bindet për të ndalë ofensivën e tij kundër kurdëve në Siri, pas këtij takimi me zv.presidentin Pence.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat