Sapo kishte dalë nga burgu, ky është terroristi i vrarë në Londër

Evropë

Sapo kishte dalë nga burgu, ky është terroristi i vrarë në Londër

Më: 3 shkurt 2020 Në ora: 07:06
Sulmi në Londër

Terroristi i vrarë dje nga policia në Londër pasi goditi me thikë dy persona,  ishte liruar nga burgu vetëm disa ditë më pare.

Ai kishte vujatur vetëm gjysmën e dënimit për plot 13 vepra terroriste, raporton Daily Mail.

 

I fiksuar pas thikave, 19 vjeçari Sudesh Amani nga Harrow, fantazonte për kryerjen e një sulmi terror me një teh ose me acid ndërsa shpërndante në Whatsapp propaganda pro Al Qaedas.

Image

Ai u burgos për tre vjet dhe katër muaj në dhjetor 2018 pasi ai u deklarua fajtor për posedimin dhe shpërndarjen e dokumenteve terroriste.

Sot, ndërsa ishte nën një mbikëqyrje aktive të policisë dhe 'kushte shumë të rrepta sigurie’, ai sulmoi një burrë e një grua me thikë para se të ekzekutohej nga policia.

Image

Pas ngjarjes, kryeministri Boris Johnson tha se qeveria do të bëjë disa 'ndryshime thelbësore në sistemin e trajtimit e persoanve të dënuar për vepra terroriste.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat