Gjykata spanjolle hodhi poshtë akuzat ndaj prindërve, vajza e të cilëve eci në parvazin e katit të katërt

Evropë

Gjykata spanjolle hodhi poshtë akuzat ndaj prindërve, vajza e të cilëve eci në parvazin e katit të katërt

Më: 22 shkurt 2020 Në ora: 14:26
Vajza eci në parvazin e katit të katërt

Prindërit e një vajze, që doli përjashta dritares së katit të katërt të banesës në Tenerife të Spanjës dhe eci nëpër parvaz, janë shpallur të pafajshëm.

Fqinjët e kanë filmuar momentin dramatik, kur vogëlushja doli nga dritarja që ndodhet në 25 metra lartësi dhe eci deri te ballkoni, por është kthye sërish nëpër të njëjtin pjesë të ngushtë.

Gjithçka ndodhi kur nëna ishte duke u pastruar në dush, ndërsa babai nuk ishte në dijeni se e bija është duke luajtur në këtë formë të rrezikshme.

Mbi prindërit ngarkoi akuza për mungesë kujdesi ndaj fëmijës, mirëpo gjykata spanjolle nuk gjeti ndonjë provë, se ata ishin të pakujdesshëm.

Identiteti i prindërve nuk është bërë i ditur, megjithëse ata janë shpallur të pafajshëm, ndërsa ndihen shumë të prekur nga kjo ndodhi e pakëndshme, që fatmirësisht ka pasur përfundim të mirë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat