Qyteti italian ngjan me fantazmën/ Rrugët bosh dhe dyqanet mbyllur, vetëm farmacitë hapur

Evropë

Qyteti italian ngjan me fantazmën/ Rrugët bosh dhe dyqanet mbyllur, vetëm farmacitë hapur

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:18
Qyteti italian ngjan me fantazmën

Frika e koronavirusit e ka shndërruar praktikisht në një qytet fantazëm Codognon në veri të Italisë. Rrugët e tij janë shkretuar pas njoftimit se një grua 76 vjeçare vdiq atje prej koronavirusit të ri. Dyqanet, baret dhe restorantet janë mbyllur, ndërsa farmacive u është kërkuar të qëndrojnë hapur në mënyrë që njerëzit të kenë mundësinë të blejnë ilaçe.

“Jam e frikësuar të them të drejtën, sepse kushdo nga ne mund të in fektohet. Unë punoj në restorant, kështu që jam kontakt me shumë njerëz”, thotë një kamariere, Erika.

“Njerëzit po blejnë masivisht maska, por për fat të keq ato jane duke mbaruar. Shumica vinin nga Kina, e atje maskat po i mbajnë vetë tani, sepse u duhen pasi kanë probleme të mëdha. Farmacitë këtu sidoqoftë janë të hapura, sepse kemi marrë udhëzimë që të mos i mbyllim. Edhe ne sigurisht kemi fr ikë, thjesht urojmë që të mos prekemi nga virusi. Është e qartë se njerëzit duhet të reagojnë sa më shpejt sepse ashtu kanë më shumë shanse të kurohen. Nëse shkojnë në spital në një situatë të dëshpëruar, edhe për mjekët bëhet më e vështirë”, shprehet farmacistja Rosa Cavalli.

Image

Dy vdekjet e shënuara nga virusi kanë bërë që frika e tij të pushtojë veriun e Italisë, ku mjaft qytete kanë mbyllur shkollat e dyqanet në përpjekje për të frenuar përhapjen e sëmundjes. Italia u bë të premten vendi i parë në Europë që raportoi rast vdekjeje nga Covid 19.

Image

Autoritetet shëndetësore atje thonë se ky virus është mjaft i fortë dhe tejet ngjitës, megjithatë, këmbëngulin se situata sot, nuk është ajo e një pandemie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat