Gjukanoviç akuzon Serbinë dhe Rusinë se po minojnë pavarësinë e Malit të Zi

Evropë

Gjukanoviç akuzon Serbinë dhe Rusinë se po minojnë pavarësinë e Malit të Zi

Nga: F. B. Më: 29 shkurt 2020 Në ora: 09:21
Milo Gjukanoviç

Presidenti malazez Milo Gjukanoviç ka akuzuar Serbinë dhe Rusinë se shfrytëzojnë Kishën Ortodokse Serbe (SPC) për minimin e qeverisë properëndimore malazeze, që synon anëtarësimin në BE.

"Nëse pyesni a është kjo vazhdimësi i tentimeve për shkatërrimin e Malit të Zi dhe pengesat e qëllimeve të saj që të vazhdoj rrugën e saj drejtë integrimit euro-atlantik, këtu nuk ka dyshim së ashtu është” tha Gjukanoviç.

Agjencia britanike shkruan se Gjukanoviç që udhëheq me vendin thuajse tri dekada ka thënë se me protesta kundër ligjit për liritë fetare që udhëheq SPC po tentohet që të vihet në pikë pyetje pa varësia e Malit të Zi.

"Moska ishte e qartë në shprehjen e interesave në problemin e Malit të Zi", thotë Gjukanoviç.

Ai akuzoi Beogradin për ringjalljen e konceptit nacionalist” që siç theksoi ka kontribuar në luftërat e viteve 90çta dhe shkatërrimin e Jugosllavisë.

“Nuk kemi dyshim se janë aktivizuar të gjithë mekanizmat e realizimti të konceptit të shtetit serbomadh dhe ku Mali i Zi është shenjë” tha ai.

Reuters shkruan po ashtu se zëdhënësja e ministrisë së jashtme ruse Zaharova ka hedhur poshtë konstatimet e Gjukanoviç duke thënë se “askush nuk mund të minoj atë ai bënë më shumë se vetë ai”.

Mediumi britanik po kështu shkruan se kryeministrja e Serbisë Brnabiç duke fol për protestat ne Malin e Zi ka thënë se “ ai ka probleme me vendin e tij dhe me qytetarët e Malit të Zi”.

"Jam e befasuar me retorikën e presidentit Gjukanoviç...Serbia ka kohë që ka braktisur vitet 90-të dhe iu është kthyer ardhmërisë” tha Brnabiç dhe shtoi se Serbia kërkon që serbët në Malin e Zi t kenë të drejtë në gjuhën dhe besimin e vetë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat