Italia do të prezantojë masa në vlerë prej 3,6 miliardë eurosh për të luftuar koronavirusin

Evropë

Italia do të prezantojë masa në vlerë prej 3,6 miliardë eurosh për të luftuar koronavirusin

Më: 1 mars 2020 Në ora: 13:26
Milano, Itali. Shkurt, 2020.

Italia do të prezantojë masa në vlerë prej 3,6 miliardë dollarësh – apo 0,2 për qind të Bruto Produktit Vendor – për të ndihmuar ekonominë e vendit që të përballet me krizën e koronavirusit të ri, tha sot ministri italian i Ekonomisë, Roberto Gualtieri.

Në një intervistë dhënë për gazetën La Repubblica, Gualtieri tha se ai është i bindur se Bashkimi Evropian do të miratojë rritjen e nevojshme të deficitit zyrtar të Italisë, duke shtuar se ministrat e eurogrupit gjatë javës së ardhshme, do të diskutojnë për këtë çështje.

Italia është shteti në Evropë me më së shumti raste me koronavirusin e ri, të emëruar COVID-19. Deri më tani në Itali janë konfirmuar 1,100 raste me persona të prekur me virus, ndërkaq, 29 raste kanë përfunduar me fatalitet.

Koronavirusi – që fillimisht u shfaq në muajin dhjetor të vitit 2019 në Kinë – deri më tani, në nivel botëror, ka shënuar 86,000 të infektuar dhe afro 3,000 persona kanë vdekur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat