Numri i të vdekurve shkon në 107 – Italia bëhet vendi i dytë me më së shumti viktima nga coronavirusi

Evropë

Numri i të vdekurve shkon në 107 – Italia bëhet vendi i dytë me më së shumti viktima nga coronavirusi

Më: 4 mars 2020 Në ora: 21:34
Foto Ilustrim

Numri i personave të vdekur nga coronavirusi në Itali ka shkuar në 107, duke u bërë vendi i dytë në botë me më së shumti viktima.

Siç edhe është raportuar, deri më tani, numri i të vdekurve nga virusi në Kinë ka shkuar në 2,981, ndërsa në Iran në 92.

Sipas mediave të huaja, 443 raste më shumë janë konfirmuar nga coronavirusi në Itali, ndërsa numri i viktimave është rritur për 28 që nga dita e djeshme.

Shefi i mbrojtjes civile, Angelo Borrelli, ka deklaruar se 276 persona janë rikuperuar, që shënon përqindjen më të madhe në ditët e fundit, ndërsa 297 prej të infektuarve janë në kujdes intensiv.

Ai më tutje ka thënë se numri i pacientëve në spital është 1,346, ndërsa të izoluar në shtëpi janë 1,065 persona.

Kujtojmë Italia është vendi me më shumë të prekur nga coronavirusi në Evropë, ndërsa rajonet më të prekura janë ai i Lombardisë dhe Venetos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat