Spanja regjistroi 655 vdekje nga koronavirusi – më shumë se 700 të mërkurën, ndërsa Italia konfirmoi një normë më të ulët të infeksioneve.
Zyra Evropiane e Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) tha që po shfaqeshin “shenja inkurajuese”, duke paralajmëruar se ishte shumë herët për të thënë nëse kishte kaluar më e keqja, shkruan Al Jazeera.
Numri i të vdekurve në Spanjë është rritur në gjithsej 4,000.
Më shumë se 492,000 njerëz në mbarë botën janë diagnostikuar me COVID-19, sipas të dhënave të mbledhura nga Universiteti Johns Hopkins.
Rreth 118,000 janë shëruar, ndërsa më shumë se 22,000 njerëz kanë vdekur.