Vuçiq: Shërbimi sekret po i siguron Serbisë respiratorë

Evropë

Vuçiq: Shërbimi sekret po i siguron Serbisë respiratorë

Më: 30 mars 2020 Në ora: 11:06
Aleksandër Vuçiq

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, ka deklaruar mbrëmë në një intervistë në televizionin “Prva” se në këtë kohë është shumë e vështirë të sigurohen respiratorët për pacientët e infektuar me Coronavirus, prandaj, siç ka thënë ai, shërbimi sekret i shtetit të tij po merret me furnizimet e tilla.

“Serbia i ka vetëm qindra respiratorë. Në këtë kohë të vështirë kemi angazhuar shërbimin sekret me fondet e veta të siguroj respiratorë për Serbinë”, ka deklaruar Vuçiq.

Madje, në këtë intervistë ai ka paralajmëruar se brenda 3-4 ditëve do të merret vendimi për 24 orë policore në Serbi për shkak të rrezikut nga Coronavirusi dhe kush del në rrugë do të arrestohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat