Më shumë se 100 mijë raste me koronavirus në Itali

Evropë

Më shumë se 100 mijë raste me koronavirus në Itali

Më: 30 mars 2020 Në ora: 21:49
Itali

Numri i përgjithshëm i rasteve me koronavirus në Itali, përfshirë ata që janë shëruar dhe ata që kanë vdekur, ka arritur në 101.738, ka bërë të ditur Agjencia e Mbrojtjes Civile.

Megjithatë, numri i rasteve të reja në Itali është zvogëluar për të pestën ditë me radhë, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.

Shifra e personave të vdekur në Itali nga kjo pandemi ka arritur në 11.591. Janë gjithashtu 1.590 persona që janë shëruar nga COVID-19 gjatë 24 orëve të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat