Nëna 48 vjeqare e dy djemve binjak gjashtë vjeq ka vdekur nga koronavirusi tre ditë pasi iu shfaqën simptomat e para.
Caroline Saunby vdiq pasi fillimisht u sëmurë dhe u rrëzua në shtëpi para se të dërgohej në spitalin e Universitetit James Cook në Middlesbrough me ambulancë ajrore, transmeton Bota sot.
Familja e nënës 48 vjeqare thonë se simptomat u përkeqësuan kur Caroline shumë shpejtë nuk mundi të merrte frymë, para se të humbiste betejën me virusin.
Zonja Saunby e cila ndërroj jetë të dielën dhe simptomat e para u paraqitën të enjtën, la pas dy djemtë e saj binjakë Joseph dhe Elliot dhe burrin e pikëlluar, Vic./Bota sot