Kryeministri i Irlandës rikthehet në punë si mjek për të luftuar virusin Covid-19

Evropë

Kryeministri i Irlandës rikthehet në punë si mjek për të luftuar virusin Covid-19

Më: 5 prill 2020 Në ora: 23:44
Leo Varadkar

Leo Varadkar ka bërë një gjest të madh duke lënë kostumin e kryeministrit të Irlandëz për të luftuar koronavirusin si mjek.

41- vjeçari do të kryejë një sesion në javë për shërbimin shëndetësor dhe tashmë është i regjistruar në Këshillin Mjekësor të Irlandës.

Po ashtu shumë nga familjarët dhe miqtë e tij janë mjekë dhe janë përfshirë në luftën kundër koronavirusit dhe Varadkar u ofrua vetë për ta kryer këtë detyrë.

Leo Varadkar u diplomua për mjekësi në Trinity College Dublin dhe la profesionin në 2013, para se të bëhej politikan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat