Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 26 prill

Evropë

Spanja zgjat gjendjen e jashtëzakonshme deri më 26 prill

Më: 9 prill 2020 Në ora: 20:56
Pedro Sánchez

Parlamenti spanjoll ka votuar për zgjatjen e gjendjes së jashtëzakonshme në vend për herë të dytë, deri në 26 Prill.

Duke folur para një parlamenti pothuajse të zbrazët, Kryeministri Spanjoll Pedro Sánchez tha se vendi ka arritur në “kulmin” e pandemisë.

“Gjëja e fundit që duhet të lejojmë është një hap prapa sepse kjo do të ishte më shumë sesa një pengesë,” tha ai.

Sanchez shtoi gjithashtu se ai është “i bindur” se do të duhet të kërkojë një zgjatje të re të gjendjes së jashtëzakonshme në 15 ditë, duke e zgjatur atë në maj.

Votimi ndodhi ndërsa vendi përgatit fazën e “de-përshkallëzimit” ku mund të ndodhin disa lehtësime në masa, si lejimi i punëtorëve jo-thelbësorë në sektorë të caktuar të kthehen në punë.

Gjendja e jashtëzakonshme u shpall për herë të parë në 14 mars dhe u zgjat për herë të parë më 27 mars.

Deri më tani në Spanjë janë shënuar 15,238 viktima nga Covid-19 dhe janë infektuar 152,446.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat