Spanja shënon një “rënie të lehtë”, 605 viktima brenda 24 orëve nga Coronavirusi

Evropë

Spanja shënon një “rënie të lehtë”, 605 viktima brenda 24 orëve nga Coronavirusi

Më: 10 prill 2020 Në ora: 12:24
Ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit në Spanjë kanë humbur jetë nga Coronavirusi 605 njerëz.

Një ditë më parë u raportuan 685 viktima në 24 orë, pra 83 vdekje më pak.

Tashmë numri total i viktimave në vend ka shkuar në 15 843.

Numri i të infektuarve ka arritur në 157 022 ndërsa 55 668 pacientë janë shëruar.

Ditën e djeshme parlamenti spanjoll votoi për shtyrjen e gjendjes së jashtëzakonshme deri më 26 prill.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat