Hungaria përgatitet t’ua tërheqë statusin ligjor personave transgjinorë

Evropë

Hungaria përgatitet t’ua tërheqë statusin ligjor personave transgjinorë

Më: 27 prill 2020 Në ora: 10:43
Qeveria djathtiste e Hungarisë

Qeveria djathtiste e Hungarisë pritet ta çojë përpara legjislacionin që i jep fund njohjes ligjore të personave transgjinorë duke e përcaktuar gjininë si “gjini biologjike, e bazuar në karakteristikat dhe kromozomet primare gjinore” dhe duke e bërë kështu të pamundur ndërrimin e gjinisë në mënyrë ligjore.

Personat transgjinorë dhe aktivistët për të drejtat e njeriut thonë se projektligji i paraqitur në kuvend do ta rrisë diskriminimin dhe mungesën e tolerancës ndaj transgjinorëve. Shumë prej tyre do të përpiqen të largohen nga shteti, ndërsa ata që nuk kanë mundësi për këtë do të përballen me poshtërime të përditshme, shkruan “The Guardian”.

“Në Hungari, ju duhet ta tregoni letërnjoftimin për të marrë një biçikletë me qira, për të blerë biletë autobusi ose për të marrë një dërgesë në postë. Kjo praktikisht nënkupton që transgjinorët ta zbulojnë orientimin e tyre para të huajve gjatë tërë kohës”, tha Ivett Ordog, një grua transgjinore që jeton në Budapest.

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, i cili është i njohur edhe për qëndrimet kundër imigrantëve, është kritikuar nga komuniteti ndërkombëtar për miratimin e legjislacionit që i ofron atij pushtet të pakufizuar gjatë pandemisë. Kuvendi ende është duke i vazhduar seancat, por në vend se të përqendrohet në luftimin e virusit, po merret me çështje si legjislacioni për transgjinorët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat