Mbretëresha e Spanjës punë si vullnetare për Kryqin e Kuq

Evropë

Mbretëresha e Spanjës punë si vullnetare për Kryqin e Kuq

Më: 13 maj 2020 Në ora: 10:17
Mbretëresha e Spanjës

E kaloi periudhën e karantinës në pallatin e Zarzuela bashkë me familjen mbretërore, mirëpo këtë të martë mbretëresha Letizia e Spanjës, doli në terren.

Ajo u angazhua mes vullnetarëve të Kryqit të Kuq, ku është presidente nderi.

Si një operatore e zakonshme, sovrania mori pjesë në mbledhje, priti telefonata dhe më tej u angazhua me dorëzimet e produkte të nevojës së parë, për familjet në vështirësi.

Image

Me një veshje të zakonshme bardhë e zi, ajo u shfaq me doreza dhe maska duke asistuar vullnetarët.

Por gjatë kësaj vizite u shmangën takimet dhe shtrëngimet e duarve, duke respektuar protokollet e sigurisë.

Ashtu si shumë njerëz në të gjithë botën, edhe mbretëresha Letizia ka punuar online gjatë kohës së karantinës.

Spanja është vendi i dytë në botë për numrin e infektimeve me koronavirus, pas SHBA-ve, ndërsa numëron 26.920 viktima dhe 269.520 të infektuar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat