Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor - Bota Sot
Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor

Evropë

Suedia zgjat mbylljen e kufijve deri më 15 qershor

Më: 14 maj 2020 Në ora: 21:12
Foto Ilustrim

Suedia do të zgjasë ndalimin e udhëtimeve ndërkombëtare brenda vendit për qytetarët jo rezidentë të BE-së edhe për 30 ditë të tjera, si pjesë e masave për frenimin e përhapjes së koronavirusit të ri, tha sot kryeministri, Stefan Lofven.

“Ky ndalim do të zgjasë deri më 15 qershor”, tha ai pas një mbledhjeje të kabinetit.

Sipas qeverisë, vendimi u mor në përputhje me një rekomandim të Komisionit Europian.

Hyrja do të jetë e lejueshme për shtetasit e BE-së, si edhe për banorët e vendeve të zonës Shengen, si Norvegjia, Zvicra, Islanda dhe Lihtenshtajni.

Përjashtime të tjera do të aplikohen për diplomatët, personelin shëndetësor dhe personat që dorëzojnë mallra kritike, si ilaçet, si edhe punëtorët sezonalë në sektorin e bujqësisë.

Agjensia suedeze e Shëndetit Publik regjistroi sot rreth 28 500 raste të reja infektimi dhe 3 529 vdekje nga COVID-19.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat