Polici dhunohet me grushta dhe shkelma, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

Evropë

Polici dhunohet me grushta dhe shkelma, kalimtarët qeshin e bëjnë selfie

Më: 11 qershor 2020 Në ora: 10:23
Pamje nga video

Një polic është sulmuar nga disa njerëz me grushta dhe shkelma, ndërkohë që kalimtarët buzëqeshnin dhe bënin selfie, pa i ardhur në ndihmë. Kjo ngjarje ka ndodhur në Londër.

Federata e Policisë Metropolitane, e cila përfaqëson oficerë me gradë tha se sulmet ndaj oficerëve duket se po rriten.

Një 20-vjeçar dhe një 38-vjeçar janë arrestuar me dyshimin se sulmuan një oficer policie dhe lanë me lëndime të lehta atw dhe kolegen e tij.

Kryetari i Londrës Sadiq Khan wshtw shprehur: Unë dënoj plotësisht sulmin e turpshëm ndaj dy oficerëve të Policisë Metropolitane. Këta oficerë të guximshëm po bënin detyrën e tyre. Ne u kemi borxh një mirënjohjeje të madhe dhe u uroj atyre një shërim të plotë dhe të shpejtë.

Sulmet ndaj policisë sonë nuk do të tolerohen. Unë bëj thirrje që autoritetet t’i japin dënimin që meritojnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat