BE, ende pa vendim për qytetarët që do të mund të hyjnë nga 1 korriku

Evropë

BE, ende pa vendim për qytetarët që do të mund të hyjnë nga 1 korriku

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 07:34
Ilustrim

Vendet e Bashkimit Evropian nuk arritën të vendosin të premten për një "listë të sigurt"

të vendeve, banorët e të cilëve mund të udhëtojnë në këtë bllok nga muaji korrik, ndërkohë që Shtetet e Bashkuara, Brazili dhe Rusia janë vende të përcaktuara për t'u përjashtuar nga kjo listë.

Ambasadorët nga 27 vendet anëtare të BE-së u mblodhën nga e premtja pasdite për të përcaktuar kritere për lejimin e hyrjes pa karantinë nga e mërkura e ardhshme.

Një tekst i ripunuar u paraqit nga një grup prej 10-20 vendesh, por shumë diplomatë thanë se duhej të këshilloheshin së pari me qeveritë e tyre. Lista nuk përfshin Shtetet e Bashkuara, Brazilin apo Rusinë, tha një diplomat. Vendet anëtare pritet të japin një përgjigje jozyrtare deri të shtunën në mbrëmje.

Komisioni Evropian kishte këshilluar që blloku së pari të heqë kontrollet e kufijve të brendshëm dhe pastaj gradualisht të hapë kufijtë e jashtëm. Megjithatë, hapi i parë nuk ka shkuar sipas planit.

Greqia po urdhëron testet për COVID-19 për personat që mbërrijnë nga një varg vendesh të BE-së, përfshirë Francën, Italinë, Hollandën dhe Spanjën, me vetë-izolim derisa të njihen rezultatet.

Republika Çeke ka thënë se nuk do të lejojë të hyjnë turistët nga Portugalia, Suedia dhe një pjesë e Polonisë./Voa/

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat