Në Zvicër, karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19 - Bota Sot
Në Zvicër, karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19

Evropë

Në Zvicër, karantinë për qytetarët që kthehen nga vendet me rrezik të lartë për COVID-19

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Personat që rikthehen në Zvicër nga vendet me rrezik të lartë për koronavirus do të karantinohen, ka njoftuar qeveria zvicerane të mërkurën, me shtetin që po përballet me një rritje të rasteve të reja.

Zyra Federale e Shëndetit Publik do të publikojë në mëngjesin e së enjtes listën e shteteve nga të cilat udhëtarët që rikthehen në Zvicër duhet të vetizolohen për dhjetë ditë, ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë në Zvicër, Alain Berset.

Ai ka përmendur Suedinë si shembull i shtetit që mund të përfshihet në listë.

Rastet e reja me koronavirus në Zvicër janë shtuar shpejt që nga mesi i muajit qershor, me të mërkurën që regjistroi 137 raste të reja, rritje enorme nga 10-20 sa ishin për ditë në fund të majit

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat