15 milionë birra të shitura veç në natën e parë të rihapjes së pub-eve në Britani - Bota Sot
15 milionë birra të shitura veç në natën e parë të rihapjes së pub-eve në Britani

Evropë

15 milionë birra të shitura veç në natën e parë të rihapjes së pub-eve në Britani

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:22
Britania e Madhe

Më në fund janë hapur pub-et në Britani. Një nga “institucionet” më të rëndësishme në ishull i dha fund mbylljes 104 ditore për shkak të pandemisë dhe birra u derdh lumë që në natën e parë kur autoritetet vendosën që ky lloj biznesi t’i rihapë dyert.

Ishte një nga shqetësimet kryesore të autoriteteve shëndetësore për shkak të mos respektimit të distancimit social dhe në të vërtetë rezultoi kështu.

Në disa raste u kërkua ndërhyrja e policisë për shkeljen e rregullave dhe shumë prej pub-eve u mbyllën më herët.

Sipas ekspertëve në ditën e shtunë, vlerësohet të jenë shitur 15 milionë birra.

Britania e Madhe regjistroi 64 viktima të shtunën dhe mbi 600 persona të tjerë të infektuar dhe grumbullimet të tilla masive dyshohet se mund të rikthejnë një përkeqësim të situatës përsa i përket pandemisë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat