Në Zvicër regjistrohen 43 raste të reja me COVID-19

Evropë

Në Zvicër regjistrohen 43 raste të reja me COVID-19

Më: 20 korrik 2020 Në ora: 13:44
Foto ilustrim

Në Zvicër në 24 orët e fundit janë regjistruar 43 raste të reja me COVID-19, raportojnë autoritetet përkatëse zvicerane.

Shifrat po vazhdojnë të ulen në Zvicër.

Të dielën ishin regjistruar 99 raste të reja, ndërsa të shtunën 110. Të premten kishte 92 e të enjten ishte shifra më e lartë e javës 142.

Është njoftuar se dy persona janë shtrirë në spital në 24 orët e fundit.

Në Zvicër që nga fillimi i pandemisë janë regjistruar 33.634 raste me COVID-19, ndërsa 1688 kanë vdekur si pasojë e virusit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat