Vendi që mbylli klubet e natës për shkak të përhapjes së koronavirusit

Evropë

Vendi që mbylli klubet e natës për shkak të përhapjes së koronavirusit

Më: 25 korrik 2020 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Qeveria e Katalonjës ka mbyllur të gjitha klubet e natës për shkak të përhapjes së koronavirusit.

Pas konfirmimit të rasteve të reja në këtë vend është shtuar frika për një valë të dytë të koronavirusit. Bizneset do të jenë të mbyllura në dy javët e ardhshme.

Ky vendim erdhi pas një muaji kur Spanja i dha fund gjendjes emergjente në Barcelonë dhe Madrid.

Vetëm të premtën u konfirmuan 900 raste të reja me koronavirus.

Ndërsa, Franca ka paralajmëruar qytetarët e saj që të mos udhëtojnë drejt Katalonjës, për shkak të numrit të madh të rasteve me koronavirus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat