Ish-deputeti britanik akuzohet për përdhunimin e punonjëses së parlamentit

Evropë

Ish-deputeti britanik akuzohet për përdhunimin e punonjëses së parlamentit

Më: 2 gusht 2020 Në ora: 19:34
Foto

Një ish-ministër i Partisë Konservatore në Britani të Madhe është arrestuar nën dyshimet se përdhunoi një grua.

Policia Metropolitane ka konfirmuar nisjen e hetimeve për katër akuza të rasteve që dyshohet se kanë ndodhur nga korriku i vitit 2019 dhe janari i vitit 2020.

Policia ka bërë të ditur se një person i të pesëdhjetave është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim. Ish-deputeti përballet me akuza nga një punëtore e parlamentit se në katër raste e ka dhunuar dhe sulmuar seksualisht.

Rasti është dërguar në të gjitha instancat, përfshirë edhe partinë.

Partia konservatore ka reaguar duke thënë se arrestimet e këtij lloji janë shumë serioze, ndërsa çështjen ia ka lënë në dorë policisë Metropolitane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat