​“Shpërthen” Gjermania, shifra më e lartë e rasteve që nga prilli

Evropë

​“Shpërthen” Gjermania, shifra më e lartë e rasteve që nga prilli

Më: 20 gusht 2020 Në ora: 14:09
Ilustrim

Gjermania njoftoi se brenda 24 orëve të fundit ka regjistruar 1,707 raste të reja me koronavirus, shifra më e lartë kjo që prej muajit prill.

10 persona të tjerë kanë humbur jetën duke e çuar bilancin total të viktimave atje në 9,253.

Edhe pse arriti ta menaxhojë pandeminë e koronavirusit shumë më mirë sesa mjaft fqinjë të saj evropianë, Gjermania ka përjetuar një rritje të ndjeshme të infektimeve gjatë periudhës së pushimeve verore.

Autoritetet fajësojnë për këtë situatë kthimet nga pushimet, organizimin e festave masive dhe grumbullime të tjera familjare. Të dhënat e fundit të Institutit Robert Koch e çojnë në 228,621 numrin e të infektuarve në këtë shtet që prej fillimit të pandemisë. Shifrat e tanishme ditore janë të krahasueshme me prillin, kur koronavirusi supozohej të ishte në pikun e tij.

Të përballura me një rritje të numrit të të infektuarve, autoritetet gjermane kanë nisur të testojnë falas secilin person që kthehet në këtë shtet nga vendet ku koronavirusi është shumë i përhapur.

Në raportin e datës 11 gusht, rezulton se numri më i madh i të infektuarve nga jashtë, vinte nga Kosova.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat