Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e bujshme/ "Bërtiste nga dhimbja", çfarë ndodhi në avionin ku u helmua lideri opozitar rus

Evropë

Zbardhen detaje të reja për ngjarjen e bujshme/ "Bërtiste nga dhimbja", çfarë ndodhi në avionin ku u helmua lideri opozitar rus

Më: 4 shtator 2020 Në ora: 14:22
Çfarë ndodhi në avionin ku u helmua lideri opozitar rus

Akoma nuk është lënë pas helmimi i bujshëm i liderit opozitar rus Alexei Navalny.Ky i fundit, vazhdon të mbetet në koma në një spital të Berlinit pas helmimit me agjentit nervor Novichok, sic u konfirmua dhe nga autoritetet gjermane.

Ai u ndje shumë keq gjatë fluturimit nga Siberia në Moskë dhe vetëm dy ditë pas shtrimit në spital, zyrtarët rusë u bindën të lejonin trajtimin e kryeopozitarit në Gjermani. Cajin ku mendohet se i është hedhur substance toksike, e kishte pirë rreth një orë përpara nisjes. Në bord ishte i qeshur dhe bënte shaka me pasagjerët që e njohën. Por pas gjysmë ore, nisën problemet.

Stjuardesat u përpoqën t`i jepnin ujë, por nuk e pinte dot. U ngrit të shkonte në tualetë ku u vonua shumë, dhe vetëm pas kësaj u pa se gjendja ishte serioze. Në pasagjere në bord rezultoi të ishte infermiere dhe për një orë ajo dhe ekuipazhi u përpoqën ta mbanin Navalnyn të vetëdijshëm derisa piloti të bënte uljen e emergjencës. Dëshmitarë okularë thonë se ai bërtiste nga dhimbjet.

Por të gjithë në avion u përpoqën shumë që ta ndihmonin. Për Navalnyn, vendet anëtare të NATO-s do të mbajnë një takim të veçantë ku do të diskutohet helmimi i tij. Aleanca ushtarake perëndimore, prej 30 anëtarësh, pritet që zyrtarisht t’i bëjë thirrje Rusisë për të kryer një hetim të plotë dhe transparent mbi ngjarjen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat