Momente shokuese, pasagjerja shëtitet në krahun e aeroplanit

Evropë

Momente shokuese, pasagjerja shëtitet në krahun e aeroplanit

Më: 5 shtator 2020 Në ora: 15:42
Një pasagjere nga Ukraina vendosi të hap daljen emergjente dhe të qëndrojë në krahun e avionit.

Besoj se të gjithë e kemi provuar të paktën një herë ndjesinë e ngecjes në aeroplan në fund të një udhëtimi, por megjithatë jemi detyruar të presim derisa problemi të zgjidhet.

Por një pasagjere nga Ukraina vendosi të hap daljen emergjente dhe të qëndrojë në krahun e avionit.

Në videon që zgjat vetëm një minutë shohim gruan e cila është e veshur me pantollona rozë të lehtë dhe me një bluzë të bardhë duke qëndruar në krahun e aeroplanit.

 

Veprimi i saj ka shokuar gjithë stafin dhe pasagjerët e tjerë. 

Pasagjerja e paidentifikuar e cila po udhëtonte nga Turqia për në Ukrainë me burrin dhe fëmijët e saj u dëgjua duke thënë se ajo kishte shumë të nxehtë dhe donte të qetësohej.

Sipas një deklarate nga linja ajrore, siguria e aeroportit dhe policia morën pjesë në skenë, së bashku me mjekët, të cilët përcaktuan se gruaja "nuk ishte nën ndikimin e alkoolit ose ilaçeve".

Gruaja e pakujdesshme u kritikua për "shembull të keq prindëror" dhe padyshim që u gjobit me një shumë të majme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat