Virologu gjerman bën parashikimin se deri kur do zgjasë pandemia e coronavirusit

Evropë

Virologu gjerman bën parashikimin se deri kur do zgjasë pandemia e coronavirusit

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 09:09
Hendrik Streeck

Një shkencëtar i cili udhëhoqi një studim se si coronavirusi përhapet mes familjeve ka paralajmëruar se virusi do të ndikojë në jetën tonë edhe për tre vite të tjera.

Në një intervistë, profesor Hendrik Streeck ka thënë se piku si ai që po përjeton Skocia javët e fundit janë të pashmangshme për të ardhmen, dhe se njerëzit duhet të mësohen të bashkëjetojnë me te.

Streeck është virologu kryesor gjerman i cili shton se shpresat për një vaksinë efektive nuk janë të garantuara dhe njerëzit duhet të përgatiten për të ndryshuar jetesën e përdishme. Në këndvështrimin e tij bota do luftojë me virusin deri në vitin 2023.

‘Virusi nuk do të zhduket, është bërë pjesë e përditshmërisë sonë. Do të jetë me ne edhe për 3 vite të tjerë dhe ne duhet të gjejmë mënyrën për të bashkëjetuar me të. Por, është shumë e rëndësishme që të ndalojmë eventet e mëdha që krijojnë vatra infeksioni’, thotë virologu Streeck i cili shton se parashikimi i tij nuk do të thotë që njerëzit të mos tregojnë kujdes pasi ka shumë rëndësi të frenohet përhapja gjerësisht:

‘Ka shumë rëndësi të ndalohen eventet ku mblidhen shumë njerëz pasi mund të sjellin shpërthime të mëdha. Në e dimë që distancimi social, mos grumbullimi dhe mbulimi i fytyrës ka ndikim të thellë në ecurinë e infeksionit. Këto janë masa të thjeshta që ndihmojnë në frenimin e përhapjes’.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat