Laburistët: Rastet me Covid-19 po shtohen ndërsa qeveria ul numrin e testimeve

Evropë

Laburistët: Rastet me Covid-19 po shtohen ndërsa qeveria ul numrin e testimeve

Më: 7 shtator 2020 Në ora: 14:02
Matt Hancock

Laburistët i kanë bërë thirrje qeverisë të shpjegojë sesi do të zvogëlohen rastet e koronavirusit, pasi gati 3,000 infeksione të reja u raportuan në vend të dielën.

Opozita ka kërkuar që Sekretari i Shëndetësisë në Mbretërinë e Bashkuar Matt Hancock të paraqitet në Dhomën e Komuneve sot në  lidhje me rritjen rekord të rasteve me Covid 19 .

Sekretari i shëndetit në hije i Laburistëve Jonathan Ashëorth tha se rritja "e kombinuar me uljen e vazhdueshme të testimit, ku njerëzve të sëmurë u thuhet të ecin me milje për analiza dhe performancës së dobët të sistemit të gjurmimit të kontaktit, ka nevojë për një shpjegim nga ministrat".

Ai shtoi se Hancock duhet të përcaktojë "çfarë po bëhet për të rikthyer testimin në rrugë të duhur dhe për të ulur numrat e infektimeve".

Sekretari i shëndetësisë tha të dielën se ishte e rëndësishme që njerëzit të mos lejonin që virusi "të infektojë gjyshërit e tyre dhe të çojë në rritjen e problemeve që ne kaluam më parë në përballjen me virusin".

Javën e kaluar, qeveria tha se po punonte shumë për të korrigjuar mungesat e testimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat