E dhimbshme: Del videoja ku pensionisti rrahet nga dy persona, kjo është arsyeja

Evropë

E dhimbshme: Del videoja ku pensionisti rrahet nga dy persona, kjo është arsyeja

Nga: M.H Më: 9 shtator 2020 Në ora: 18:44
Foto e pensionistit

Gjatë ditës së djeshme në Londër të Anglisë ka qarkulluar një video në të cilen shfaqet një pensionist duke u rrahur në autobus pasi kishte quajtur një grup të udhëtarëve me ngjyrë 'majmunët'.

Ngjarja është zhvilluar në një autobus ku prezent ishin edhe shumë pasagjerë të tjerë, shkruan The Sun, transmeton “Bota sot”.

Sherri filloi kur njëri pasagjerë me ngjyrë është mbështetur në shiritat e autobusit dhe ka shtyer rastësisht pensonistin duke i kërkuar falje menjëhere por që i moshuari ju kthye “mos fol me mua majmunë”.

Personi që ka shpërndarë videon tregon rrjedhën e ngjarjes.

"Kushëriri im ishte mbështetur në shiritat e duarve dhe burri e shtyu rastësisht bërrylin”.

"Njeriu më pas u përgjigj duke bërtitur," Mos fol me mua, ti majmun ", kështu filloi e gjitha.

Pastaj, pensionisti duke vazhduar të i ofendojë dy personat që gjendeshin atu, u grushtua nga ata të cilët iu drejtoheshin: "Jemi të gjithë majmunë, po? Jemi të gjithë majmunë? "

I moshuari nga videoja e publikuar shihet që ka lëndime fizike në fytyrë mirëpo që nuk ndalon së ofenduari të dy personat nga të cilët u goditë.

Image

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat