Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 6 të vdekur dhe 327 të infektuar me coronavirus

Evropë

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, 6 të vdekur dhe 327 të infektuar me coronavirus

Më: 13 shtator 2020 Në ora: 15:03
Foto ilustrim

Në Bosnjë dhe Hercegovinë, sipas institucioneve shëndetësore të vendit, në 24 orët e fundit janë regjistruar 327 raste të reja me coronavirus dhe gjashtë persona kanë ndërruar jetë.

Siç bëhet e ditur më tej,  1,002 mostra u raportuan në Institutin e Shëndetit Publik të Federatës së BH-së, nga të cilët 273 ishin pozitivë për coronavirusin.

Rastet e reja janë regjistruar thuajse në të gjitha kantonet në Federatën e Bosnjës.

Deri më tani, një total prej 135,430 mostrash janë testuar, dhe me SARS-CoV-2 janë konfirmuar në 14,921 persona.

Deri më sot, numri i përgjithshëm i vdekjeve në Federatën e Bosnjës është 403, nga të cilët 265 janë meshkuj dhe 138 janë femra.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat