Duket se është është rikthyer sërish koha e "lockdown"-it, kur spitalet ishin të blinduara dhe vetëm pacientët, në pjesën më të madhe të gjithë të sëmurë me koronavirus, hynin, por edhe dilnin në pjesën më të madhe me këmbët e tyre.
Imazhet e agjencisë "Lapresse" tregojnë Lucion, të shtruar në spital në kujdesin intensiv, i cili arrin të komunikojë me djalin e tij falë një thirrjeje video dhe infermierët që e ndihmojnë atë.
Fotoja është bërë virale në internet, pasi sjell kujtimet aspak të këndshme të periudhës mars-maj, kur Italia, por jo vetëm përjetoi një nga momentet më të errëta gjatë kohës së pandemisë.