Ministri i brendshëm austriak flet pas sulmit terrorist në Vjenë

Evropë

Ministri i brendshëm austriak flet pas sulmit terrorist në Vjenë

Nga: Bota sot Më: 2 nëntor 2020 Në ora: 22:36
Pamje nga vendi i ngjarjes

Disa njerëz janë plagosur dhe disa besohet të jenë të "të vdekur" pas të shtënave në Vjenën qendrore, sipas ministrit të brendshëm austriak, raporton BCC, përcjell Bota sot.

Karl Nehammer e përshkroi incidentin si një sulm terrorist dhe tha se një sulmues kishte vdekur në kryeqytetin austriak.

Një sulmues tjetër ishte "në arrati", tha ai. Një operacion i sigurisë në shkallë të gjerë është duke u zhvilluar.

Incidenti ndodhi afër sheshit qendror Schëedenplatz.

"Për momentin mund të konfirmoj se besojmë se ky është një sulm i dukshëm terrorist," i tha Ministri i Brendshëm Karl Nehammer transmetuesit austriak ORF.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat