Pas sulmit terrorist, Policia e Vjenës del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Evropë

Pas sulmit terrorist, Policia e Vjenës del me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët

Më: 4 nëntor 2020 Në ora: 19:39
Vjenë

Pas sulmeve terroriste që ndodhën me 2 nëntor në kryeqytetin austriak, Policia e Vjenës ka dalë me një njoftim të rëndësishëm për qytetarët.

Në njoftim thuhet se Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetues dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe email adresë, hapur 24 orë në ditë nga sot.

Ky veprim erdhi sepse u konsiderua e nevojshme pas thirrjeve të shpeshta nga qytetarët pas datës 2 nëntor 2020.

“Kemi pranuar një numër të madh të thirrjeve nga në lidhje me sulmin terrorist më 2 nëntor 2020. Zyra Shtetërore për Mbrojtjen e Kushtetutës dhe Luftës kundër Terrorizmit ka krijuar një linjë telefonike dhe e-mail adresë që është e hapur 24 orë në ditë nga sot”, thuhet në një njoftim.

Në mbrëmjen e 2 nëntorit në Vjenë ndodhi një sulm terrorist ku si pasojë mbetën të vrarë 4 persona  civil dhe dhjetëra të plagosur. Ndërsa nga ana e terroristëve mbeti i vrarë Kujtim Fejzullahi, shqiptar me origjinë nga Maqedonia e Veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat