Edhe patriarku serb Irinej dhe peshkopi Joanikije infektohen me virusin korona

Evropë

Edhe patriarku serb Irinej dhe peshkopi Joanikije infektohen me virusin korona

Nga: B.S. Më: 5 nëntor 2020 Në ora: 08:26
Patriarku Irinej dhe peshkopi Joanikije

Kisha Ortodokse Serbe (KOS) ka njoftuar në faqen e saj të internetit se kreu i KOS-it, Irinej, është shtrua në spital në spitalin për COVID në Beograd, pasi ka dalë pozitiv për virusin korona.

Faqja thotë se patriarku është "pa simptoma dhe në gjendje të shkëlqyeshme të përgjithshme".

Më 1 nëntor, kreu i Kishës Ortodokse Serbe, Irinej, ka udhëhequr funeralin dhe liturgjinë para varrimit të mitropolitit të Malit të Zi dhe të Bregdetit, Amfilohije, në kriptën e Katedrales së Ringjalljes së Krishtit në Podgoricë, e cila u ndoq nga mijëra besimtarë.

Në varrimin ku ishte ekspozuar arkivoli i hapur me trupin e mitropolitit, priftërinjtë, shumica e besimtarëve, si dhe disa politikanë, nuk vunë maska ​​dhe as nuk e respektuan distancën fizike.

Edhe peshkopi i ipeshkvisë Budvë-Nikshiq, Joanikije, është pozitiv për virusin korona, është bërë e ditur rreth mesnatës së 4 nëntorit në faqen e internetit të mitropolisë së Kishës Ortodokse Serbe (KOS) në Mal të Zi.

Në kumtesë thuhet se gjendja shëndetësore e tij është e qëndrueshme.

Një ditë pas vdekjes së metropolitit Amfilohije, më 31 tetor, Peshkopi Joanikije u emërua administrator i mitropolisë së Malit të Zi dhe Bregdetit dhe do të qëndrojë në atë pozicion deri në zgjedhjen e një metropoliti të ri. Në mitropoli, në disa raste kanë shprehur pritjen që Joanikije të pasojë Amfilohije në pozitën e mitropolitit të Kishës Ortodokse Serbe për Malin e Zi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat